Teksa ishte i ftuar në emisionin e tyre, gazetari investigative Artan Hoxha iu ka risjellë në vëmendje Donald dhe Romeo Veshajt ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.
Moderatorët e “Më Lër të Flas” po intervistonin gazetarin, i cili ishte i ftuar në emisionin e tyre, kur ai u shpreh se edhe emri i tyre ka dalë në botën e krimit.
“Pse bën sikur e ke për herë të parë? Unë mbaj mend se te skedarët ju kam parë edhe juve, keni qenë për çështje ordinere, nuk keni qenë për 1 ton ose 2 ton. Keni qenë për rrahje dhe rrëmbim personi”– u shpreh gazetari, ndërsa Donaldi dhe Romeo ironizuan duke thënë se “janë bërë kurban” nga policia. Kjo pasi sipas tyre ata nuk janë marrë me “kriminelët”, por kanë “justifikuar” punën e tyre me ta.



