Albërije Hadërgjonaj ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Zemër Luana”. Gjatë një sfide, ajo u përplas me këngëtaren Orgesa Zaimi dhe shkak u bë pikërisht “Kënga Magjike”.
Këngëtaret ndodheshin poshtë “gojës së luanit”. Pyetja me spec për Orgesën ishte se duhet të rendiste 3 këngëtare nga “Kënga Magjike”. Ajo zgjodhi Mariza Ikonomin si fituese të Festivalit, Anxhela Peristerin si fituese të publikut duke “eliminuar” kështu Marsela Çibukajn.
Por menjëherë reagoi Albërija.
Ajo tha se votimi mes artistëve bëhet me anë të miqësisë e jo se vërtet të pëlqen kënga apo jo.
Menjëherë, reagoi Orgesa dhe pati një përplasje mes tyre.
Në fund, Orgesa tha se të treja artistet e sipërpërmendura i ka mikesha.



