“Redon Makashi është fejuar”, është ky lajmi që qarkulloi ditën e djeshme.
Shkak u bë një foto e vetme që kantautori publikoi në shoqërinë e balerinës, Rexhina Çuko. Madje mediat publikuan edhe detaje nga ‘historia e tyre e dashurisë’. Por për të përgënjeshtruar këtë lajm është dashur pikërisht reagimi i vetë artistit. Në rrjetet sociale Redoni u shpreh se nuk është i vërtetë lajmi i fejesës. “Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk eshte i vertete.
Deshiroj te sqaroj publikun tim se une nuk kam asnje lloj lidhje me personin qe shfaqet ne foto krah meje!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale duke i dhënë fund një historie të trilluar nga mediat. Kujtojmë se ditën e djeshme fotot e tij me balerinën u shndërruan në kryefjalën e mediave. Duke cituar burime, shkruhej se Redoni dhe Rexhina kishin një histori të gjatë që më në fund po e celebronin. Por në fakt nuk paska qenë kështu.
Redon Makashi vijon të jetë beqari i përjetshëm i skenës sonë, e ndoshta ky takim me balerinën ka pas një bashkëpunim në karrierën e tyre dhe jo një histori rozë si na u bë e ditur.



