Friday, February 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Tani është zyrtare, Ori Nebijaj pranon mandatin e deputetes: “Privilegji më i madh i jetës time”

Ori Nebijaj këtë sezon televiziv nisi një aventurë të re në Top Channel, në drejtimin e “Për’puthen”, megjithatë duket se moderatorja do ta lerë studion e programit për të pranuar mandatin e deputetes së lënë bosh nga Grida Duma. Sic mund ta keni lexuar, javën e shkuar, Duma hoqi dorë nga mandati i saj dhe funksionet si deputete në Parlamentin e Shqipërisë, teksa nisi për herë të parë një eksperiencë në televizion, pikërisht në Top Channel në Top Story.

Mandati i lenë prej saj i kalonte automatikisht Ori Nebijajt, e cila në zgjedhjet e kaluara kandidoi në qarkun e Tiranës dhe mori mbi 5000 vota preferenciale, duke i ngjitur dhe në renditjen fillestare të kandidatëve. Edhe pse moderatorja pranoi publikisht se ishte e gatshme ta pranonte postin, para pak ditësh ajo tha se i duhet ta mendonte vendimin që do të merrte, duke përfshirë në këtë vendim më të mirën për njerëzit që i kishin dhënë votën, ashtu edhe për shtëpinë e saj mediatike Top Channel.

E sot, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet formulari i KQZ i plotësuar prej saj, Nebijaj konfirmon zyrtarisht se e ka pranuar mandatin, teksa e quan si “privilegjin më të madh të jetë së saj përfaqësimin e njerëzve që e kanë votuar në Kuvend”, ndërsa bën me dije se formulari do të dorëzohet nesër. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X