Friday, February 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Bebe Rexha hidhet përpjetë nga gëzimi kur kupton se është nominuar për çmimin ‘Grammy’

Të martën janë publikuar listat e plota të nominimeve për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Mes artistëve më eminentë të nominuar këtë vit, në listën e të nominuarve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bleta (emri i vërtetë i artistes) me të dëgjuar lajmin e madh është hedhur përpjetë nga gëzimi.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shihej në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X