Tetë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i famshëm shqiptar Dr.Flori.
Këngëtari është kujtuar çdo vit nga miku i tij Landi Hysi. Artisti e ka kujtar Florin me një nga këngët e grupit të tyre “West Side Family” dhe citoi vargjet e Florit. Krahas shkrimit Landi publikoi dhe foto të Florit.
Postimi plotë:
“8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.
Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.
Jeta shkon
Dr. Flori
Jeta shkon, jeta shkon,
Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,
Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!
Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”
Refreni
Dr. Flori
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)
për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon





