Ronela Hajati ndodhet në Spanjë, ajo ka marrë pjesë në një event në Madrid ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët.



