Nis një kapitull i ri për modelen seksi Oriola Marashi. Një foto në “Instastory”-n e Oriolës së fundmi na lë të kuptojmë që ajo ka nisur një romancë të re.
Ylli i pasarelave ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe të gjithë e dimë që trëndafilat në këtë ngjyrë simbolizojnë dashurinë.
Vetëm kaq ka zgjedhur që të publikojë Oriola, duke lënë të gjithë konfuz rreth djalit që mund t’i ketë fituar zemrën. E në fakt, për modelen e famshme tashmë ka nisur një histori e re.
“Panorama Plus” raportonte muaj më parë se një djaloshi i ri simpatik është shfaqur shpesh herë në krah të saj, duke e shoqëruar jo vetëm në dreka e darka, por edhe në udhëtimet e shumta që i duhet të bëjë modeles për shkak të angazhimeve të saj.
Pas disa muajsh njohjeje, duket se djaloshi ia ka dal t’ia fitojë zemrën dhe të nisin kështu një histori dashurie.about:blank
Nga ato që kemi mundur të mësojmë, djali në fjalë është një biznesmen i njohur në jetën e natës në Tiranë, por natyrisht preferon që të qëndrojë larg vëmendjes që do t’i jepte historia me modelen.
Megjithatë, nga ato që kemi mundur të mësojmë, i dashuri i ri i modeles është një djalë shumë romantik që nuk ia kursen dhuratat romantike dhe surprizat partneres së tij të re. Madje ai zgjedh ta shoqërojë edhe në angazhimet jashtë Shqipërie, për të shijuar kështu udhëtimin edhe si një “muaj mjalti”.about:blank
Nga ana tjetër, edhe vetë Oriola po e shijon këtë histori të nisur së fundmi, ku në rrjetet sociale ka nisur të zbulojë pak nga pak se tashmë nuk është më vetëm, por dikush në krah të saj zgjedh ta miklojë me dhurata romantike.
Kështu i vjen fundi edhe kapitullit të saj me futbollistin Eros Grezda, që nga ana tjetër ka konsoliduar historinë e tij me modelen Ajsel Abazi. Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një “story” në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re. Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit.
Lexo edhe: https://blogin.al/pas-ndarjes-nga-eros-grizda-oriola-marashi-ne-nje-romance-te-re/
Lexo edhe: https://blogin.al/eros-grezda-nuk-fshihet-me-ne-nje-romance-me-ajsel-abazi/



