Friday, February 6, 2026
spot_img

Latest Posts

“Donald Veshaj më ka nxirë jetën, ka një vit që më gënjen”/ Menaxheri i famshëm i VIP-ave flet pas sherrit me binjakët

Xhani Demika, menaxheri i famshëm i VIP-ave ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku është vënë në vështirësi përballë pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku.

Pasi bëri publik sherrin me binjakët Donald dhe Romeo Veshaj, Xhani u shpreh se prej një viti Donaldi po ia nxin jetën, madje u betua publikisht që nuk do t’ia hap më telefonin.

‘Pas daljes nga Big Brother, Donaldi ka një vit që ma ka nxirë jetën, ka një vit që më gënjen për kafe. Më ka thënë shumë herë, madje edhe nuk më hapi telefonin. Po e them publikisht, që as unë nuk do t`ia hap më telefonin.’ u shpreh Xhani Demika.

Në përfundim, Xhani pohoi se duke e krahasuar me Romeon i cili është më i vrazhdë, ai sërish mendon se Donaldi është shumë herë më pozitiv.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X