Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi. Shumë është komentuar për shtëpinë e saj, pasi aktorja nuk ka dhënë shumë informacione rreth kësaj teme.
Por së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, aktorja ka zbuluar jo vetëm detaje por edhe foto të shtëpisë.

Arjola shkruan se shtëpia është ende në ndërtim dhe do të jetë e përfunduar në qershor të vitit të ardhshëm.



