Monday, April 21, 2025
spot_img

Po përflitet për një romancë me bionden misterioze, por Alfio Rrotani habit me veprimin e fundit ndaj Fatma Methasanit

- Advertisement -..

Alfio Rrotani  prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë, ai po komentohet  për ndarjen nga moderatorja, Fatma Methasani, të cilën e konfirmoi përmes një postimi në Instastory.

Pak minuta më parë, Fatma ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të lezetshme të djalit të saj dhe ajo ç’ka mori vëmendjen ishte komenti i Alfios.

Kuzhinieri ka komentuar disa emoji duke qeshur dhe një zemër blu.

Kjo erdhi disa ditë pasi Rrotani sqaroi se ata i kanë dhënë fund lidhjes prej afro një viti por sipas tij, arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia dhe theksoi se dëshirojnë që kenë privatësinë e tyre për hir të djalit.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi ai.

Më pas Alfio i bëri një premtim publik të birit. Ai i dedikoi disa fjalë të ndjera djalit, ku i premton se do t’i qëndrojë gjithmonë afër.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkroi Alfio në postimin e tij.

Duket se përtej të gjitha gjërave, ish-çifti ruan një raport të mirë me njëri-tjetrin për hir të djalit të tyre. Deri më tani ata nuk kanë fshirë asnjë postim dhe vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram.

Kujtojmë se Alfio udhëtoi për disa ditë drejt Duabit dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të gjithëve ishte vajza bionde që e shoqëronte, Alfio e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj. Bukuroshja nuk është shqiptare dhe nga fotot vihet re që ka linja tepër seksi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X