Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, deri më tani nuk kishte një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”
Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.
“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.
Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.
Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.




