Ermal Mamaqi ka komentuar gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, prezantimin e moderatores Bora Zemani në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars.”
I pyetur nga moderatorja e “Rtv Ora” gjatë bisedës se çfarë mendon ai për “Dancing With the Stars”, duke qenë se dikur e ka moderuar me Amin, për Borën si prezantuese , ai ndër të tjera u shpreh: “Më pëlqejnë dhe Bora dhe ata. Bora besoj që është në habitatin e vet dhe ja mori dorën goxha shpejt edhe kësaj përgjegjësie por është përgjegjësi më e lartë kjo për ta përballuar” tha ai ndër të tjera.



