Mamaja e Bora Zemanit feston ditën e sotme ditëlindjen. Mirëpo, moderatorja ka uruar sot nënën e saj duke zgjedhur disa fjalë të ëmbla për të.
Bora ka publikuar një foto me nënën e saj dhe nuk kursehet aspak me fjalët e ëmbla për të.
Prezantuesja e “Dancing With The Stars” shkruan se mamaja e saj është shembulli më i mirë që mund të kishte në jetë.
“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam @ermirazemani e mira ime”, ka shkruar ajo.



