Pasi “Adidas” ndërpreu lidhjet me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike, ish-punonjësit e markes kanë pohuar se reperi u ka treguar stafit pornografi dhe imazhe eksplicite të ish-bashkëshortes Kim Kardashian si një “taktikë frikësimi”.
Në lidhje me këtë pretendim të shëmtuar ka reaguar edhe Kim Kardashian.
Një burim i afërt me të, tha se ylli televiziv po ‘vlerësonte’ pretendimet dhe po punonte për të ‘konfirmuar’ detajet.
“Kim është e neveritur. Ajo ndihet e dhunuar dhe e tmerruar”, u shpreh i njëjti burim.



