Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Zbardhet ngjarja e vdekjes së çiftit në ShBA: Aktori shqiptar vrau gruan dhe më pas veten duke u hedhur nga dritarja

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx. Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje.

Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit.   

Siç shkruajnë mediat amerikane, ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Aktori i njohur shqiptar vrau gruan dhe më pas veten duke u hedhur nga

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.

Aktori i njohur shqiptar vrau gruan dhe më pas veten duke u hedhur nga

Sipas policisë, fëmijët nuk ishin në gjendje të jepnin të dhëna që mund të ndihmonin autoritetet për të zbardhur se çfarë çoi në ngjarjen e rëndë. Florind Belliu ishte me profesion aktor.

Lexo edhe: https://blogin.al/aktori-shqiptar-i-dha-fund-jetes-me-bashkeshorten-diten-e-lindjes-zbulohet-cfare-fiksuan-kamerat-e-sigurise/

Lexo edhe: https://blogin.al/motra-e-ornela-belliut-hedh-drite-mbi-ngjarjen-e-nxori-florindin-nga-klinika-psikiatrike-pa-e-ditur-qe-do-ti-merrte-jeten-asaj-dhe-foshnjes/

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X