Tuna dhe Cozman ka qënë një nga çiftet e showbizit me të komentuar. Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.
Një lajm i papritur ka ardhur së fundmi rreth ish-çiftit.

“Prive”, raporton nga burime, se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku
“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.
Tuna është nënë me dy fëmijë nga lidhja me Patris Berishën me te cilin është ndarë.



