Në 110-vjetorin e Pavarësisë një urim i veçantë ka ardhur edhe nga Rita Ora për të gjithë shqiptarët. Artistja shqiptare me famë botërore ka uruar 28-nëntorin me një foto shkëputur nga koncerti i saj i mbajtur në shtator në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Më e veçanta qëndron se Rita këtë urim e ka bërë në gjuhen shqipe: “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri,”-ka shkruar Ora.




