Mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania”, Melisa Lleshi u surprizua me një buqetë me lule. Ajo u shfaq e emocionuar dhe e pyetur se kush mund të ishte dërguesi, Melisa zbuloi se është në një njohje me dikë.
“Unë flas me dikë, por nuk besoj të jetë koha. Se kam menduar të jetë aq romantik se është herët për çdo gjë.”, tha ajo.
Mirëpo më vonë u zbulua se dërguesi ishte balerini i Melisës, Erindi. “Më mirë një tufë me lule sesa një kupë”, thuhej në pusullë.



