Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Rita Ora dhe Dua Lipa “përplasen” virtualisht me njëra-tjetrën, shkak numri i pjesëmarrësve

Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy nga emrat që kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët.

Vajzat nga Kosova gëzojnë një sukses të jashtëzakonshëm në skenën muzikore ndērkombëtare.

Ato kanë ndihmuar mjaft shumë për lobimin sidomos të Kosovës në arenën ndërkombëtare por fatkeqësisht nuk gëzojnë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Shpesh herë ato nuk kanë hezituar që të thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ndonëse kur janë pyetur publikisht nga gazetarët nëpër konferenca, kanë folur mirë për kolegen.

Por se kanë një “armiqësi”, kjo dukshëm është parë nga postimi i tyre në rrjetet sociale ditën e së martës.

Një ditë pas koncertit të Dua Lipës në Tiranë për 28 nëntor, një faqe e fansave publikoi një postim në rrjetin social Twitter të cilin ajo e ka rishpërndarë në InstaStory, ku citohej se interpretuesja e hitit “New Rules” ka pasur mbi 200 mijë vetë prezentë në koncertin e saj.

Po Rita Ora sa mblodhi? Një faqe shkruan se në koncertin e Ritës në Kosovë në vitin 2018 kanë qenë 300 mijë persona, ndërsa në Tiranë 250 mijë persona.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X