Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Fisnik Syla “thumbon” Fjolla Morinën: Nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën

Gjatë një interviste, biznesmeni Fisnik Syla u pyet se a ka mundësi ribashkimi me Fjolla Morinën.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”. “Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh ai.

Fjolla Morina e konsideroi martesën me të si gabimin më të madh të jetës. Menjëherë pas kësaj, Fisnik Syla ka ironizuar ish-bashkëshorten në Instagram. Me anë të një video teksa interpreton këngën e Ylli Limanit dhe Noizyt “Alkool”, si mbishkrim shkruan: “Mos vuaj shumë. Ka mbaruar gjithçka,”duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X