Behgjet Pacolli i interesuar për blerjen e Manchester United
Miliarderi Behgjet Pacolli, ka shfaqur interesim për blerjen e Manchester United.
Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.
Ai është gjithashtu një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksioneri kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group.
I pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ishte i interesuar për të blerë Manchester United, Pacolli u përgjigj “po, jam”.
Familja Glazer ka lançuar zyrtarisht Manchester Unitedin pas gati 18 vitesh pronësi.
Pacolli, 71 vjeç, ka një vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington.



