Eni Koçi është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Tashmë që është bërë edhe nënë për herë të parë, ajo nuk kursen aspak postime e foto mjaft të ëmbla të vajzës së saj.
Madje, së fundmi këngëtarja ka postuar një foto me të voglën e saj që do t’ju shkrijë zemrat të gjithëve.

Në një intervistë Eni ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se ai ishte shumë mendjemadh, komenti i Gretës për këtë rast ka qenë edhe më epik se vetë situata.
“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.



