Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Zgjidhjet për problemet e vjetra të dashurisë janë afër. Sektori profesional është më pak i paqartë dhe ju lë më pak konfuz. Duhet të bëni kujdes me shumë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Një gjendje lodhjeje më e madhe ju ka kapluar dhe po vë në pikëpyetje disa marrëdhënie sentimentale. Nëse keni një punë ku duhen bërë ndryshime, duhet të planifikoni mirë javët tuaja.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Shmangni përplasjet në dashuri duke u takuar me njerëz që mund t’ju shqetësojnë. Në punë mund të ecni përpara dhe të pranoni angazhime afatgjata.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Për shkak të karakterit tuaj mund të jeni në telashe, mos merrni vendime të nxituara në dashuri. Situata e nervozizmit ju ka përfshirë edhe në punë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Mos ushqeni polemika të vogla duke mbajtur një qëndrim negativ. Mos u përfshini në një biznes nëse nuk jeni të bindur.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ditë e lodhshme parashihet nga pikëpamja sentimentale. Jeni nën presion edhe në punë, gjeni qetësinë dhe do të shihni që do të ecni përpara dhe ky moment do të marrë fund.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Mos e trazoni shpirtin nëse ka një ish që ju mërzit, tani dini si të veproni. Në punë, nëse duhet të propozoni projekte të reja, mos hezitoni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Konfliktet më të mëdha janë të pranishme tek lidhjet në çift nëse keni të bëni me Demin dhe Ujorin. Ajo që nuk keni pasur muajt e fundit në punë do të vijë…
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
I këshilloj ata që janë vetëm të mendojnë për njohje të reja. Këtë të shtunë dhe të diele keni shanse të mëdha, por mos shtyni asgjë në punë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Mos pranoni apo refuzoni asgjë para ditës së 16-të të këtij dhjetori, shumë gjëra ende nuk janë të qarta në dashuri. Nuk ka pengesa në punë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Nëse jeni të lodhur nga një lidhje, mos vendosni asgjë përpara datës 4 dhjetorit sepse mund të mendoheni sërish. Në punë favorizohen nisma të reja.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Zemrat e vetmuara duhet të fillojnë të shikojnë përreth dhe të mendojnë për të ardhmen me shpresë. Mos shtyni asgjë për të dielen në punë.