Këtë javë në “Dancing With The Stars”, konkurrentët nuk do të kërcenin me partnerët e tyre dhe Megi Pojani i surprizoi të gjithë me një kërcim me motrën e partnerit të saj, Lorit.
Të veshura njësoj me minifund, këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe, vajzat erdhën me një tango argjentinase nën ritimin e këngës së Britney Spears “One more time”. Në mbyllje të performancës Megi dhe Lori i befasuan të gjithë teksa shkëmbyen një puthje në buzë.
“E kishim vendosur që nëse kërcimi do të shkonte mirë, do ta festonim me një puthje”, tha Megi.



