Bora Zemani mori shumë mbështetje nga ndjekësit që nga takimi romantik që pati brenda BBV me Donaldin, dhe akoma më shumë pasi ai e tradhtoi me Beatrix Ramosajn. Pas gjithë këtyre situatave, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.
Por ribashkimi nuk u prit mirë nga të gjithë ku shumë ndjekës u ndjenë të shfrytëzuar për famë, nga Bora e për më tepër Donaldi, shkruan Albeu.com.
E meqë dolëm të fama e Donaldit edhe Instagrami na e vërteton se 65% e famës së tij është nga Bora Zemani. Pra 65% të ndjekësve që Donaldi ka në Instagram, i ka edhe Bora Zemani.

Thënë më thjeshtë, statistikat tregojnë se Bora Zemanin e ndjekin 1 milion persona, ndërsa Donaldin e ndjekin 350 mijë persona, nga të cilët 227 mijë vijnë nga Bora Zemani.
Pra a do kishte Donaldi të njëjtin sukses nëse nuk do të ishte i dashuri i Bora Zemanit?/albeu.com/



