Të shumta kanë qenë reagimet për ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit u shpall fituese.
Më i fundit që ka reaguar, është reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një fotografi me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘tag-u’ që Stresi i ka bërë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ti e njeh atë Vuçiç? Komandant Çelikun”, ka shkruar ai.




