Megjithëse fillimisht e mbajti hermetike dhe e mohoi, tanimë moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj virtualë të gjitha detajet e shtatzënisë. Këtë gjë moderatorja po e bën përmes kanalit të saj në YouTube, ku edhe më herët ka ndarë momentin e testit të shtatzënisë dhe reagimin e saj dhe të Dj Dagz.
Së fundmi është radha e miqve të saj të ngushtë! Einxhel ka ndarë një video në kanalin e saj zyrtar, ku tregon momentet kur iu jep lajmin e ëmbël miqve të saj të ngushtë, që janë gjithashtu personazhe të njohur.
Moderatori Flor Gjini, shok i ngushtë me Einxhel, sigurisht reagoi shumë i habitur fillimisht më pas nuk munguan përëqafimet dhe urimet e tij.
Por më epik ishte reagimi i dy moderatoreve Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca. Dy shoqeve të ngushta të Einxhel iu deshën disa minuta që ta besonin lajmin e ëmbël. Kur moderatorja iu tregoi barkun e rrumbullakosur, videon dhe testin e shtatzënisë, Fjoralba dhe Argjira shpërthyen në të bërtitura dhe në lot gëzimi për mikeshën e tyre. Sigurisht nuk mungoi as një tjetër mik, Graciano Tagani, i cili përmes një video-telefonatë shprehur reagimin e tij.



