Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas thashethemeve për romancë me mësuesin e serfit, Shakira thyen heshtjen

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën.

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e mediave pas ndarjes së saj nga Gerard Pique dhe që nga ajo kohë, thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale janë shfaqur.

Tradhtia e raportuar e Pique e la atë të pambrojtur dhe pasi u konfirmua lidhja e tij me Clara Chia, ka pasur spekulime se çfarë do të ndodhë më pas me kolumbianen.

Disa ditë më parë raportet sugjeruan se ajo mund të ketë gjetur sërish dashurinë me një mësues të sërfit, por Shakira e ka mohuar kategorikisht. E lodhur nga zhurma e mediave dhe me një mesazh të fuqishëm, Shakira i ka bërë të qarta njëherë e mirë gjërat.

Ajo tha për mediat se: Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e pambrojtur që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Unë nuk kam partner dhe asgjë tjetër përveçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre.

Thuhet se instruktori i sërfit ka kohë që i jepte mësim familjes, shumë kohë përpara ndarjes, ndaj dhe i ka dhënë mësim edhe Piques. Kështu, nuk është e çuditshme që Shakira dhe fëmijët e saj t’i vazhdojnë ato. Sipas raportimeve, ai quhet Gorka Ezkurdia dhe është 24 vjeç . Siç shihet në disa foto, të dy duken të jenë shumë të afërt, megjithëse mund të jetë thjesht një miqësi e fortë.

Nuk është hera e parë që ata shihen bashkë, pasi javët e fundit tashmë ka pasur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre. Fotot janë realizuar ndërkohë që Shakira po merr pak kohë për veten e saj. Kolumbianja, e cila ka qenë mjaft e zënë kohët e fundit, vendosi se tani ishte koha e duhur për mësimet e sërfit me instruktorin e saj, dhe me të cilin ndoshta ka diçka edhe më shumë

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X