Aktorja turke, e njohur prej rolit të saj në serialin “Kurt Seit dhe Sura”, Farah Zeynep Abdullah është dënuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie. Sipas mediave, ajo u dënua për disa postime në rrjetet sociale lidhur me një rast për ngacmim seksual të një femre që ka ndodhur në Turqi. Farah akuzohet se “ka fyer me mesazh audio, me shkrim apo video”.
Në deklaratën e saj në prokurori, aktorja deklaroi se kallëzimi penal i Musa Orhanit ishte keqdashës dhe kishte për qëllim përfitimin financiar.




