Disa orë pas nisjes së spektaklit “BBVIP Kosova” e cila startoi mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani ka ngacmuar sot ndjekësit e saj me frazën më virale që u bë në edicionin e parë të “Big Brother VIP’.
“Mirëmëngjesi yje”, ka shkruar moderatorja dhe kaq është dashur që në portale postimi i saj të merrej si ‘thumb’. Postimi u pasua me komente të shumta nga ndjekësit e saj.
“Mbrëmë më shumë se kurrë nga ke munguar”, komentoi një ndjekës. “Big Brother e ka emrin vetëm Arbana”, shkroi dikush tjetër.

Ndërkohë Arbana është shprehur më herët e lumtur që “BBVIP” ka nisur edhe në Kosovë e madje i ka uruar suksese.



