Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Blendi Fevziu flet si asnjëherë më parë për raportin me vajzat e tij

Moderatori i njohur Bledi Fefziu ka folur së fundmi për raportin që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis.

I ftuar në “Wake UP”, gazetari rrëfeu se me vajzën e madhe ka mundur të bëjnë shumë udhëtime bashkë. Sakaq ai një histori ku disa vite më parë vajza e tij i kishte kërkuar që t’i blinte diçka të shtrenjtë por e bëri.

Sipas Blendit, ai i kishte thënë se udhëtimet që ka bërë me të do t’i vlejnë më shumë në tavolinë se sa ajo blerja e shtrenjtë.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i blija diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet.

 I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X