Edon Shileku ose Victoria Owns është banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai gjatë një bisede me Shota Baraliun, ka shpalosur disa të pathëna më parë për publikun. Ai ka treguar se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por është shprehur falënderues ndaj prindërve të vet, pasi që sipas tij, ata e kishin shpëtuar nga ajo botë e errët.
“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam bërë më droga”, ka thënë ai.



