Është përfolur që sezoni i dytë i “Big Brother Vip” do të nisë më datë 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve.
Sa më shumë afron ajo datë, aq më shumë emra përfliten si banorë të mundshëm për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Së fundmi nga moderatorja Lei Kraja, thuhet se një aktor do t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore.
Burime për “Anabel” bëjnë me dije se Gent Hazizi i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë. Ndonëse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e aktorit.
Përveç Leit këto janë disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.



