Gjatë kësaj jave Getinjo ka bërë bujë me një deklaratë të tij të dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke thënë se “Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë”.
Vëmendja kësaj deklarate nuk kishte si t’i mungonte as në natën e Prime, ku Getinjo e ka ritheksuar se nuk e beson teorinë e provuar shkencërisht se realisht, “Toka është e rrumbullakët”.
“Respekt për të gjithë mësuesit dhe profesorët që kanë studiuar gjeografinë. Por, unë Getoar Aliu nuk i besoj asaj teorie, është mendimi im personal dhe se ndryshoj dot pa ma vërtetuar 500%”, tha reperi.



