“Big Brother Vip Kosova” ka nisur rrufeshëm. Ndonëse ende në ditët e para, konkurrentët kanë nisur të zbulojnë jetën e tyre, si dhe detajet e rëndësishme. Përgjatë këtyre ditëve, Stresi ka tërhequr vëmendjen me deklaratat tij në lidhje me jetën private. Së fundmi, artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga shtëpia është ish-partnerja e tij, Keisi.
Kujtojmë se gjatë një bisede me banorët e tjerë, Stresi u shpreh se ka rreth tri vite që nuk është në një lidhje. Këngëtari theksoi se arsyeja përse ai nuk e ka pasur dikë në krahë përgjatë këtyre kohëve është sepse ka bërë shumë gabime në të kaluarën. Mesa duket Stresi duket i vendosur të kthej ish bashkshorten e tij. Se fundmi Stresi ka lancuar edhe nje kenge me titull “M’ke harru” qe duket sikur ja kushton kësaj marredhenie.
Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar, teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoi se do jetë gjithmonë pranë saj. Mes të tjerash, në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua m’u zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/ Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”.
Teksa Stresi vijon me deklaratat për ish-të fejuarën e saj, jeta e Keisit në Kanada po vijon për bukuri. Në rrjet ka qarkulluar lajmi se ajo tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me reperin.
