Elhaida Dani është padyshim një ndër këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, e cila arriti të njihet edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Që prej startimit të “Dancing With The Stars”, Elhaida Dani dhe balerini i saj Lediani na kanë befasuar me performancat e tyre çdo javë.
Ndonëse dyshja kanë krijuar një kimi shumë të mirë si partnerë në kërcim ata janë ngacmuar shpesh herë nëse ka diçka më shumë mes njëritjetrit. Teksa ishte e ftuar disa javë më parë në programin “Më Lër Të Flas”, Donaldi dhe Romeo Veshaj i drejtuan disa pyetje “pikante” në lidhje me balerinin, të cilave i përballoi më së miri.
Mirëpo së fundmi, “Kryefjala.com” ka zbuluar se Lediani i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me një vajzë simpatike bionde dhe kjo gjë është vënë re pasi ai i ka fshirë të gjitha fotot që kishte më të në rrjetet sociale.A mund të jetë këngëtarja arsyeja përse ai është ndarë? Kjo mbetet për t’u parë.
E pyetur pak më parë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi, por edhe as nuk e pohoi. Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshiron të flasë për këtë gjë pasi dëshiron që ta mbaj për vete. Ajo theksoi se është shumë supersticioze dhe shtoi se në momentin kur ajo të jetë e sigurt për gjënë e saj atëherë do e ndaj me të gjithë. “Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik, por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël… Nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse… Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo, sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme”, u shpreh artistja.