Një nga artistët më në zë, Bardhi nuk është kursyer aspak në përgjigjet e tij teksa ka qenë i ftuar në spektaklin “Zemër Luana”.
Këtë herë në sfidën e fundit, të ftuarit ishin të vendosur poshtë “gojës së luanit” në sfidën “Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshmë mbi kokë nga “goja e luanit”.
Këtë herë ishte radha e Bardhit për tu shprehur i cili nuk hezitoi të përgjigjej dhe mos të lagej nga goja e “luanit”.
Pyetja për Bardhin ishte: “Bardhi kohët e fundit ti je bërë pjesë e industrisë së showbizit duke parë nga afër çfarë ndodh dhe si janë yjet shqiptarë të showbizit. Na thuaj sonte një emër personazhi VIP që të ka shokuar për keq, si edhe personazhin VIP shqiptar që të ka shokuar për mirë!”
Por si u përgjigj këngëtari?
Ai theksoi se Zuna e ka shokuar për keq pasi i ka anuluar një xhirim në moment të fundit. Bardhi zbuloi se duhej të shkonin në Dubai për xhirimet mirëpo nuk ndodhi kjo gjë për shkak të anulimit.
Nga ana tjetër, ai foli për Azet, të cilin e konsideroi si një reper që e ka shokuar për mirë.
Kujtojmë se Azeti është reper shqiptar me famë ndërkombëtare, që në fakt është edhe mik shumë i ngushtë me Zunën.



