Lumi B ishte i ftuar në “Zemër Luana” por edhe ai nuk mundi të mos lëshonte ndonjë thumb drejt personazheve shqiptarë që nuk ishin në skenë.
Këtë herë ai irozinoi një prej bashkëpunëtoreve të tij dhe e kemi fjalën për Elvana Gjatën.
Reperi u “gjet” përballë sfidës realizuar në një bar kafe të krijuar në studio dedikuar hit-it të tij “Makiato”. Në këtë sfidë përfshiheshin miq e bashkëpuntorë të tij.
Teksa një nga pyetjet ishte për Elvana Gjatën, Lumi duke qeshur e nënqeshur tha një përgjigje po pikante e me një “thumb” dashur pa dashur.
“Nëse je në kafe me Elvana Gjatën dhe jeni duke pirë makiato, do sqaroheni se të ka bërë unfollow, bllok, ne nuk e dimë, ti ç’do i thuash nga skena e “Zemër Luana”?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua reperit dhe ai u përgjigj duke dashur t’i shmanget pyetjes duke thënë se ndiqen, por nëpërmjet verifikimit rezultoi se nuk ndiqen vërtet dhe më pas ai tha se nuk e ka follow se Elvana është “divaaaa”, shprehi që nga publiku në skenë u kuptua si ironi për këngëtaren dhe me sa duket nuk kanë marrëdhënien që kanë patur dikur.



