Blogeri Olti Curri këtë sezon i është rikthyer ekranit si opinionist në reality-show-n, “Big Brother Vip Kosova.”
Disa ditë pas nisjes së këtij spektakli, Olti nuk i ka shpëtuar mikrofonit të “Prive-s”.
“Në “60 sekondat” e “Prive-së” Curri i dha përgjigje një prej zgjedhjeve që i ka ndarë shqiptarët në dy pjesë.
Përballë pyetjes se kë zgjedh mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt, Olti Curri u shpreh: “Mendoj se meriton pak më shumë ngrohtësi Beatrix Ramosaj.”



