Monday, February 9, 2026
spot_img

Latest Posts

U pa me të akuzuarin për abuzim seksual me fëmijët, reagon Burak Özçivit

Burak Özçivit, aktori shumë i njohur turk ishte kryeqenda e kritikave ditëve të fundit.

Ylli i serialeve turke publikoi një fotografi nga takimi me aktorin Kevin Spacey, i cili është akuzuar më shumë se një herë për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Aktori, madje është hedhur edhe në gjyq.

“Lidhur me ketë temë kaq të ndjeshme dhe të trishtuar e kam marrë lajmin me vonesë. Jam thellësisht i trishtuar nga kjo dhe bëra menjëherë atë që ishte e nevojshme. Dua t’ju bëj të ditur se unë jam absolutisht kundër kësaj çështjeje. Kjo ndjeshmëri ka qenë e tillë deri tani dhe kështu do të jetë edhe tani e tutje.  Mos jini aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të ndjeshme”, ka thënë aktori turk.

Özçivit e fshiu foton e shkrepur me Spacey gjatë ndeshjes së Kupës së Botës në Katar, pas reagimeve të forta në Instagram ku ndiqet nga 22.5 milionë ndjekës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X