Megi Pojani është një ndër emrat më të lakuar për të qenë pjesë e edicionit të dytë “Big Brother VIP”.
Aktorja e cila ishte e ftuar së fundmi në “Goca dhe gra” i dha fund të gjitha spekulimeve në lidhje me pjesëmarrjen në shtëpinë e famshme.
Ajo u shpreh se nuk do të futet në program dhe se “Dancing With The Stars” e ka stresuar mjaftueshëm.
“Nuk e di pse dalin gjithmonë por jo nuk kam asnjë plan për tu futur në “Big Brother VIP”, u shpreh Megi.
Ashtu si kemi ndjekur edhe nga rrjetet sociale, tashmë po punohet për detajet e fundit në shtëpinë, që pritet të shndërrohet ndër më të famshmet pas hyrjes së banorëve VIP. Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e “reality show”- t.



