Protesta e fundit e opozitës nisi me incident, ku ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga një qytetar gjatë marshimit për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas kësaj kryetari i Partisë Demokrati u ngritu duke vazhduar tubimin në protestë.
Partnerja e djalit të tij, Armina Mevlani, ka folur sot për herë të parë në lidhje me incidentin, në puntatën e “Goca dhe Gra”.
“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë”– tha ajo.



