Prej vitesh flitet se marrëdhëniet mes këngëtareve nga Kosova me famë botërore , Dua Lipa dhe Rita Ora, nuk janë të mira.
Flitet se mosmarrëveshjet mes tyre kanë nisur kur në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Por, duket se kjo nuk qëndron. Ka qenë vetë Elena, ajo që ka publikuar një fotografi me Dua Lipën, derisa ka habitur me fjalët për të.
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka qenë përshkrimi që Elena Ora, i ka vendosur kësaj fotografie.

Madje, ajo edhe i ka bërë follow Duas në Instagram. Deri tani, Dua nuk i ka bërë follow e as nuk e ka ripostuar fotografinë e Elenës.



