Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Rudina Hajdari flet për ndarjen nga bashkëshorti

Rudina Hajdari ka konfirmuar publikisht ndarjen e saj nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë.

Disa kohë më parë ish-deputetja e PD-së në një dalje televizive zbuloi se ishte duke përjetuar një krizë bashkëshortore. E këtë krizë siç duket ish-çifti nuk e kaluan dot duke u ndarë nga njëri-tjetri.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Hajdari u shpreh se tashmë ai jeton në Amerikë dhe kanë zgjedhur rrugë të ndara,  por janë gjithmonë aty për vajzën e tyre. Ish-deputetja u shpreh se i japin shumë dashuri vajzës së tyre, që të mos ndjehet sikur familja është e paplotë.

Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj nuk është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj. Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X