Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

“Thëngjill i mbuluar!” Ardit Çunit i zhgënjyer nga Salsano Rapin

Këngëtari Ardit Çuni ka shprehur zhgënjim ndaj aktorit Salsano Rrapi, të dy konkurrentë në spektaklin e kërcimit, “Dancing with the Stars”. Kjo vjen pas një debati që artistët patën në një nga puntatat e spektaklit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Arditi u bë pjesë e një loje të emisionit. Gjatë një loje ai e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.

Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon”- u shpreh Arditi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X