Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Arditi zbulon arsyen e vërtetë të krisjes së miqësisë me Beniadën

Këngëtari Ardit Çuni ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Beniadën, me të cilën kishte miqësi te ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip1.

Mirëpo miqësia e tyre e ngushtë është krisur dhe arsyet i ka zbuluar vetë Arditi gjatë një interviste në “Më Lër të Flas”.

Këngëtari rrëfeu se “molla e sherrit” ka qenë një koment i vëllait të tij në një portal, për lidhjen e re të Beniadës. Me sa duket kjo e fundit nuk e ka pritur mirë këtë gjë. Arditi tha se është tepër i sinqertë në sqarimet dhe faljen e tij, teksa tha se brenda BBV me të kishte miqësinë më të ngushtë.

E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë ta mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”- u shpreh Arditi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X