Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

“Ma kanë futur pas shpine njëqind herë, por zgjedh të hesht…”, Luana jep deklaratën e papritur

Puntata e mbrëmshme e “Zemër Luana” ka rezervuar sërish deklarata të fuqishme. Por, këtë herë ndryshe këto deklarata kanë ardhur jo vetëm nga të ftuarit, por nga vetë moderatorja Luana Vjollca.

Në radhët e të ftuarve këtë herë ishin edhe reperët MatoLale dhe Marini.

Reperët u vunë përballë sfidës “S’më dridhet qerpiku” ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, ku një prej pyetjeve ka qenë: “Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?”

Mato Lale ka goditur Noizy-n disa herë pa ndaluar breshërinë e gjuajteve dhe në këtë pikë Luana ka kërkuar qetësi, të mos dalin nga konteksti i lojës.

Por Mato ka vazhduar: “E ke provuar ndonjëherë me ta fut mbas shpine Luana?”

“E kam provuar njëqind herë, por unë kam zgjedhur të hesht dhe të ec në rrugën time të suksesit“, u shpreh autorja Luana Vjollca, teksa Mato ka përfunduar: “Mua nuk më heshtet ndonjëherë!”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X