Mbrëmjen e sotme starton nata e parë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Në një konferëncë për shtyp disa ditë më parë u bë me dije se Arbana Osmani, prezantuesja e këtij Festivali nuk do të ishte e vetme në skenë.
Së fundmi “Kryefjala.com” ka zbuluar se emri i njohur i cili do të moderojë krah moderatores është aktorja Olta Daku.
“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha më herët Osmani.



