Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Panik në shtëpinë e aktorit me famë botërore, i ndodh e papritura

Policia në Nju Jork ka arrestuar një 30-vjeçare që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e aktorit të njohur hollivudian Robert De Niro, raportojnë mediat amerikane.

Panik në shtëpinë e aktorit me famë botërore, i ndodh e

Sipas raportit të Policisë, autorja kishte tentuar të hynte në disa banesa të ndryshme në pjesën e sipërme të Manhatanit, deri sa vuri re shtëpinë e aktorit 79-vjeçar.

Policia ndodhej shumë pranë vendngjarjes, dhe arriti të veprojë menjëherë duke e kapur atë në flagrancë, në katin e dytë të ndërtesës duke përdorur iPadin e aktorit si dhe duke vjedhur dhuratat e Krishtlindjes.

De Niro dhe një prej vajzave të tij ndodheshin në banesë, por në një pjesë tjetër të shtëpisë, duke mos qenë në dijeni të vizitores së paftuar.

Policia, por edhe një përfaqësues i aktorit nuk dhanë informacion për mediat, lidhur me vjedhjen në banesën e De Niros që ai e ka marrë me qira në Manhattan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X